22 nxënës të shkollës së mesme, “Miti Zaka”, në qytetin e Divjakës janë lejuar që të marrin pjesë në provimet e maturës edhe pse kanë qenë mbetës në vitin mësimor 2007-2008.
Skandali është pranuar edhe nga vetë mësuesit e kësaj shkolle, të cilët kanë anashkaluar faktin se më parë nxënësit e mbetur duhet t’i nënshtroheshin ripërsëritjes së provimit për vitin e katërt.
“Jam interesuar në shkollat e tjera që ato nxënës që nuk kanë merituar nuk i kanë fut në provim fare, kurse ne i futëm. Realisht ai ishte tek katra, ne e futëm në provim duke i dhënë një notë pesë dhe ai atje e mori realitetin që i takonte”.
“Duke krahasuar rezultatet dhe numrin e mbetësve me një vit më parë del që ky numër është më i madh këtë vit.”
Futja në provimet e detyruara të matematikës dhe letërsisë të 22 maturantëve mbetës çoi në 50 numrin e nxënësve që nuk arritën të marrin këtë provim nga 100 që është gjithsej numri i maturantëve.
“Në letërsi gjashtë, kurse në matematikë pesë. Më shumë të kishim pas mësuar ne si maturantë, më mirë do kishim dalë.”
Ndërkohë ky rezultat konsiderohet nga mësuesit e shkollës si rënie e interesit mësimor nga vetë nxënësit.
Nota mesatare e maturantëve të kësaj shkolle në provimet e detyruara nuk e ka kaluar gjashtën, por kjo nuk i ka penguar ata që të aplikojnë për studime të larta në degët ekonomik dhe juridik./tvklan.al