Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” sjell me zë dhe figurë se si përdoren pesticidet e ndaluara e të dëmshme për shëndetin në spërkatjen e fruta-perimeve, që konsumojmë çdo ditë.
Në fshatin Xarrë të Bashkisë Konispol kemi shkuar në disa dyqane, që tregtojnë pesticide dhe tregtarët pohojnë, se shesin edhe produkte të ndaluara, që kanë dalë nga qarkullimi.
Një ndër këto pesticide, që është ndaluar për qarkullim, është Ultracid, por tregtarët thonë se mund ta shesin me emër tjetër.
Xarrë – Bashkia Konispol Dyqani 1
Qytetari – Si je?
Shitësi – Kalosta, mirë! Si jeni juve?
Qytetari – Po ça ke noi gjë për mandarinat, për të spërkatur?
Shitësi – Për mandarinat?
Qytetari – Po!
Shitësi – Po ka nga të tëra.
Qytetari – Për shembull?
Shitësi – Po ktu ka, janë kto.
Qytetari – Insekticid është?
Shitësi – Hë?
Qytetari – Insekticid është?
Shitësi – Po!
Qytetari – Është i fuqishëm?
Shitësi – Shumë i fuqishëm!
Shitësi – Kemi Admiralin. Për Gusht.
Qytetari – Për çfarë është ajo?
Shitësi – Po për breshkën. Ajo është për temperatura të larta.
Qytetari – Edhe ky grek është?
Shitësi – Të tëra greke janë.
Qytetari – Të tëra greke.
Shitësi – Më kupton? Ka këtu nga të tëra llojet. Përse të duhet? Ke dhe këto.
Qytetari – Kto greket janë më të sigurta nga kto shqiptaret domethënë? S’bëhet fjalë he..?
Shitësi – Më vjen keq tani. Ja ku i kemi dhe shqiptaret.
Qytetari – Ti vete i merr vetë në Greqi kto?
Shitësi – Vetë vijnë, vetë. Ka vajtur djali në fabrikat, ku prodhohen.
Qytetari – Dhe t’i sjellin vetë?
Shitësi – Andej nga Larisa dhe Selaniku. S’kemi marrëdhënie ne as me Gumenicën.
Qytetari – Ah, t’i sjellin vetë ata ktu?
Shitësi – Do vijnë, ja për shembull nesër do vijë një baletë me mall. Do e sjellin në doganë, e do vejë djali ta marri.
Shitësi – Këtu i ke ilaçet të garantuara të tëra.
Qytetari – Po normale, përsa i shet ti.
Shitësi – Shiko, për manderinën përshembull…
Qytetari – Po, për manderinën.
Shitësi – Për morrin e kuq do përdorësh Borneon. Ky vret vemjet, të pahapura më kupton dhe bashkë me Abamentinën. Se Abamentina vret të gjallat, po nuk të vret vemjet. Më kupton?
Qytetari – Paska yçkla domethënë. Paska yçkla kjo punë domethënë.
Shitësi – Ç’të bësh, të bësh atë, e ke prapë sherrin brenda më kupton? Se e bëre sot, vrave të gjallat. Bën një javë a 5 ditë a 15 ditë, do hapet ajo, do dalë nga guaska, del breznia tjetër. Më kupton? Dhe ky i shuan të dyja brezat.
Qytetari – Sa lekë është kjo?
Shitësi – Kjo është 13 Evro shishja.
Qytetari – Kjo Ultracid është hë? S’e shkruan gjëkundi.
Shitësi – Ka ndërruar emrin.
Qytetari – Hë?
Shitësi – Ka ndryshuar emrin, se janë shumë ilaçe, që do dalin jashtë qarkullimit. Ky është Ultracid me emër tjetër.
Xarrë – Bashkia Konispol Dyqani 2
Qytetari – Si je? Po për mandarinën ça ke këtu?
Shitësja – Për ça e do?
Qytetari – Për insekticid kshu.., për ta…
Shitësja – Insekticid për mandarinën, po mund të përdorësh këtë …. ke këtë Vapcomorrin.
Qytetari – Jo, s’e dua atë. E dua kshu, për të spërkatur gjethet.
Shitësja – Po ktë?
Qytetari – Ç’është kjo? Si e ka emrin?
Shitësja – Është në greqisht ajo, në familjen e konfidorit.
Qytetari – Hë, sa lekë bën kjo?
Shitësja – Ai kushton 13 mijë lekë për 150 litra ujë.
Shitësja – Ajo është 1 cc në litër.
Qytetari – Që do të thotë?
Shitësja – 20 cc në 20 litra ujë.
Shitësja – Ai është Ultracid 45 mijë lekë.
Qytetari – Si ta përdor unë ktë tani?
Shitësja – 1 cc në litër, 20 cc në 20 litra ujë.
Qytetari – Hë?
Qytetari 1 – Edhe ky është i mirë, po është shumë bidon. Do një të vogël.
Qytetari – Sa lekë bën ky? Ultracid?
Shitësja – Ai bën 45 mijë lekë.
Qytetari – Ultracid është ky?
Qytetari 1 – Po është i mirë ky. Ky i këput të gjitha, ca ka insekte pema.
Qytetari – Është i fortë domethënë?
Qytetari 1 – Është i mirë fare.
Shitësja – Unë s’e kam përdorur.
Qytetari 1 – E kam përdour unë.
Qytetari 1 – Qenka edhe për ullinj ky.
Qytetari – Si ta përdor unë këtë tani?
Shitësja – Ajo është 1 cc në litër.
Qytetari – Urdhëro ikët aty!
Madje ata thonë se këto produkte të ndaluara i shesin nën dorë dhe vetëm për persona, tek të cilët kanë besim.
Dërmish – Bashkia Finiq Dyqani 3
Qytetari 1 – No një ça ke për kafsha të egra, se na grivën rrënjët, ça ke?
Shitësi – Për se?
Qytetari 1 – Për të helmuar nonji.
Shitësi – Ça do helmosh mo?
Qytetari 1 – Baldosa mo.
Shitësi – Ku di unë, ça helmi të jap për ato.
Qytetari 1– Ke no një nga ai Methocid ,nga ai faqelaqi i kuq?
Shitësi – S’ka, ja ta pyes Vasilin (Pronarin) mo!
Qytetari 1 – Ku është Bili mo?
Shitësi – Në Sarandë. Ja të flas unë me atë, mo na jep noi mendim tjetër.
Qytetari 1 – Ja foli e thuam!
Shitësi – (Flet në telefon) O Bili! Ja më thuaj nanjë ilaç, për të helmuar kto kafshë mo? Dosbalcë, kto gjëra kshu.
Shitësi – Ja do të jap unë!
Qytetari – Si përdoret kjo?
Qytetari 1 – Këtë e hedh me nonjë, ca ha ajo kafsha.
Shitësi – Vetëm çikë kujdes, se janë…
Qytetari – Kanë rrezik, po kam nja dy qen aty.
Shitësi – Se nga ky kush na pyet, ne themi s’kemi, ua japim vetëm.., i dëgjoj zërin këtij.
Qytetari – Po mo po, njerëz të besuar.
Shitësi – Është shumë i ashtu ky.
Qytetari 1 – Do kesh probleme me këtë, nuk e di unë.
Qytetari 1 – Prodhim i duhur për luftimin e sa ka ky këtu.
Shitësi – Kjo përdoret për çdo gjë mo.
Si të mos mjaftonte kjo, ata shesin edhe pesticide të ndaluara, që përdoren për mishin e sallamin.
Metoq – Bashkia Sarandë Dyqani 4
Qytetari – Si kaluat?
Shitësja – Mirë! Si kaluat?
Qytetari 1 – Një methocid doja unë!
Shitësja – Kë mo? Do ilaçe rrushi?
Qytetari 1 – Jo, për ujqrit, që helmon ujqrit.
Shitësja – Hëëë, ja po.
Qytetari 1 – Një, a dy dua unë!
Shitësja – Sa do? Me dy mijë lekë janë.
Qytetari – Dy mo!
Qytetari 1 – Dy copë mo!
Qytetari 1 – Po Ultracid?
Shitësja – Jo, s’kam Ultracid.
Qytetari 1 – S’ke?
Qytetari 1 – Nuk i mban, apo?
Shitësja – Nuk mban ai nga ato ilaçet.
Qytetari 1 – Është për të spërkatur ai.
Qytetari – Insekticid.
Shitësja – Ka ikur nga qarkullimi ai. Për se e do ti atë?
Qytetari 1 – Për të spërkatur mandarinat.
Shitësja – Mandarinat spërkati me tjetër!
Qytetari 1 – Po doja atë një dorë unë!
Shitësja – Nuk kam nga ai.
Qytetari 1 – E kam bërë vit për vit me atë.
Qytetari – Sa lekë janë ato?
Shitësja – Mos të gënjej, nuk ka Ultracid, se ka ikur nga qarkullimi. Futi në çantë kto ti!
Qytetari – Ja një sekondë! Si përdoret kjo tani tek..?
Shitësja – Në mish do e hedhësh ti?
Qytetari – Eh, në mish.
Shitësja – Ose në sallam.
Qytetari 1 – Edhe ky, nuk është i ndaluar ky, apo jo?
Shitësja – Epo tani edhe ai i ndaluar është.
Qytetari 1 – Emo edhe ky ashtu është?
Shitësja – Epo…
Qytetari – Po varja, mo.
Qytetari 1 – Po të kishim edhe Ultracidin mo, që të mbaronim punë mo.
Qytetari – Ma jep një qeskë, që ta vë në qeskë, mos ta vë kshu! Rrofsh!
Shitësja – Përse e do Ultracidin? T’i hedhësh? T’i helmosh?
Qytetari 1 – Jo moj, të bëj një spërkatje!
Shitësja – E di mo, që është për spërkatje.
Qytetari – Të gjetheve kto. Ikëm! Shumë faleminderit! Mirupafshim!
Ndërkohë që si përfundim, drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, tha se dëshiron të përjashtojë “për të mos u ndjerë në faj këtu asnjë fermer që sot spërkat brenda të gjitha standardeve, që ka dashuri për prodhimin e tij dhe për konsumatorin që jemi ne.”
Saimir Kodra: Një duartrokitje edhe për Ministrinë e Bujqësisë që ua ka bërë të qartë edhe një duartrokitje me alarm brenda për të gjitha pikat doganore dhe për të gjitha instancat që duhet të bëjnë kontroll nëpër këto farmacitë bujqësore, nëse nuk keni kontingjent, i thoni xhaxhi Edi Ramës, të ngarkojë “Stop”-in, apo emisione të tjera, e bëjmë falas nuk ka problem…
Gentian Zenelaj: Të rreshket një paletë, por çdo javë nuk të rreshket paleta. /tvklan.al