18 vite më parë, një mik trokiti në derën e Havasë dhe Shaqirit për të marrë hua 20 milionë lekë. Sot çifti i të moshuarve ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për shkak të konfliktit që kanë sjellë këto para. Miku që mori paratë, Avniu është kunati i djalit të tyre dhe fillimisht ata menduan se kërkoi 2 milionë lekë, por rezultuan të ishin 20.
Shaqiri iu përmbajt fjalës së dhënë dhe ia huazoi paratë, por ende s’kanë marrë asnjë qindarkë mbrapsht. Havaja i kërkon burrit që të shesin shtëpinë dhe t’u kthejnë paratë fëmijëve, por Shaqiri s’pranon. Nga shqetësimi, ajo i kthehet me fjalë të rënda që nxeh keqazi situatën mes tyre.
Hava: S’më zë gjumi natën! Kam hallin e fëmijëve, do të më vriten! Do të më vriten fëmijët me këto që më ke bërë! Do të më vriten fëmijët! Ti s’e ke fare problem!
Shaqir: Problem e kam edhe unë por ama…
Hava: S’ke as din, as iman! Dole kodosh te mua e te fëmijët! Na ke përgënjeshtruar! E dija për 2 milionë lekë, nuk e dija për 20 milionë! Më ke hequr trurin!
Shaqiri ngrihet nga karrigia me bastunin në dorë dhe nis të shkojë drejt Havasë, por ndërhyn Ardit Gjebrea.
Shaqir: Më thotë kodosh! Kujt i thotë kodosh ajo? Unë jam 80 vjeç!
Ardit Gjebrea: E dëgjove gabim, nuk të tha.
Shaqir: E dëgjova tamam unë!
Hava: Nuk e bëre këtë punë?
Shaqir: Mos u mundo deri atje me këtë shkop se e shoh që po e drejton, ulu mos u lodh.
Hava: Ti e bëre këtë punë! Nga 2 milionë lekë i çove 20! 2 milionë do ia kisha falur!/tvklan.al