Qeveria: Subvencioni i naftës me lek në llogari
Qeveria ka bërë publike skemën e re të mbëshetjes së fermerëve shqiptarë dhe kategoritë përfituese që nga blegtoria, bujqësia e deri të bletaria. Nga kjo skemë do të përfitojnë më shumë se 70 mijë fermerë, por sipas qeverisë pritet që të zgjerohet kategoria e përfituesve.
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj njoftoi se në bazë të kësaj skeme të re do të ndryshohet edhe mënyra e dhënies së subvencionit të naftës.
Sipas ministres, kriteret e skemës së naftës do të vijojnë të jenë të lidhur me sipërfaqen e tokës, jo më pak se 1 ha për fermë.
Klan News