Mbrëmjen e së hënës, Dea zgjodhi në takim Rein, duke i dhënë një mundësi për takimin e parë në “Love Story 2”.
Ditën e sotme në “Talk Love Story” Dea tregoi se zgjodhi konkurrentin për një takim për shkak se i është dukur një tip mjaft “funny” pasi sipas saj i pëlqejnë njerëzit që e bëjnë për të qeshur.
Dea: Mua Rei, pavarësisht atij diskutimit që patëm mu duk tip “funny”. E zgjodha sepse mua më pëlqejnë njerëzit që më bëjnë për të qeshur dhe mendoj se edhe këto ngacmimet që janë në mënyrë paqësore. Këto ngacmimet mua më pëlqejnë dhe më bëjnë për vete. Edhe këto ngacmimet që janë deri diku në mënyrë shoqërore.
Eni: S’kemi ardhur për shoqëri këtu, kemi plot shokë dhe shoqe.
Rei: Zgjedhja ishte e befasueshme për mua, nuk e prisja të them të drejtën dhe do e surprizoj Dean.
Franko: Mua nuk më duket bindëse sepse një takim duhet të ketë seriozitet dhe jo shumë funny meqë është edhe takimi i parë.
Dea: Varet se çfarë më pëlqen. Mua më pëlqejnë djemtë që më bëjnë për të qeshur.
Franko: Protagonisti duhet të bëjë seriozin në mënyrë që ta njohë./tvklan.al