Lajme Arkiva – TV Klan 2004
E majta duhet të shkojë në zgjidhje me një platformë të përbashkët, por derisa të shkojmë në zgjedhje ne duhet të ndryshojmë e të përshpejtojmë disa procese për t’u ballafaquar më mirë me zgjedhësit. Këtë koment e ka bërë lideri socialdemokrat Skënder Gjinushi në Gjirokastër.
Skënder Gjinushi: “Bashkimi duhet bërë mbi një platformë dhe program të përbashkët, sepse popullit s’ke pse i paraqet disa programe dhe një ekip i përbashkët, ku të grupohen pastaj dhe forcat e tjera që janë në funksion të fitores së majtë dhe qendrës. Ndërsa për të mbërritur deri në zgjedhje duhen bërë përmirësimet e duhura dhe më të mundshme për përmirësimin e qeverisë, për ndryshimin, në mënyrë që imazhi të jetë sa më i mirë deri në qershor 2005. Ka disa gjëra që duhen korrigjuar, duhen shpejtuar negociatat që kanë pësuar një staniacion këto kohët e fundit dhe duhen përballuar më mirë disa probleme në sektorë të caktuar.”
Gjinushi ka shmangur komentet lidhur me rivalin e tij të ardhshëm, nënkryetarin aktual të PSD Gaqo Apostoli.
Skënder Gjinushi: “Gaqo ka punët e veta, zgjedhje e tija.”
Ndërsa vetë Apostoli shprehet në këtë mënyrë për kandidimin e tij.
Gaqo Apostoli: “Kandidaturat mbështeten, problemi është si do të jetë votimi. E rëndësishme është që ka alternativ, ka konkurrim politik, sepse nga konkurrimi politik burojnë energji politike.”/tvklan.al