Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, shprehet se lufta kundër trafikut duhet të goditet në nivele të larta, ku bëjnë pjesë edhe individë të veshur me pushtet.

Skënder Gjinushi: “Asnjëherë nuk ka mbërritur përgjegjësia deri në struktura të larta apo gjysmë të larta sepse, sa herë që flitet për trafik të organizuar dhe krim të organizuar,, kuptohet që kjo fjalë lidhet gjithmonë me trafiqe dhe krime ku në organizim nënkupton dhe struktura me pushtet, qofshin këto të pozitës apo opozitës, pra njerëz influentë. Këtu mendojmë që duhet të jetë ndryshimi më i madh, së pari nga qeveria, nga mazhoranca e majtë, se dhe ajo e ka bërë këtë lojë, pra përbaltjen brenda vetes, dhe më tej në marrëdhëniet pozitë-opozitë.”

Sipas Gjinushit, mbledhja e një seance të jashtëzakonshme do të thotë të tallesh me dhembjen, por nëse kjo seancë zvillohet, atëherë mesazhi i parlamentit duhet të zbardhë të vërtetën, shprehet Gjinushi. Madje, nëse shihet e arsyeshme, të bëhet i mundur ngritja e një komisioni hetimor për të zbuluar rrjetet e trafikantëve./tvklan.al