Skënderbeu ka prezantuar katër afrimet e fundit, të bëra në limitet e merkatos dimërore. Korçarët kanë prezantuar dy sulmuesit, Saleh Nasr që vjen nga Teuta dhe brazilianin Joao Felipe.
Juglindorët kanë përforcuar edhe mesfushën, me Altin Ukiçi nga Kosova dhe Mamane Amadou Sabo nga Nigeri.
Lojtarët kanë firmosur me Skënderbeun dhe menjëherë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Ernest Gjoka.
“Mamane Amadou Sabo, Joao Felipe, Altin Ukiçi dhe Saleh Nasr zyrtarisht bardhekuqë! Futbollistët kanë arritur marrëveshjen me klubin dhe janë zyrtarisht lojtarë të Skënderbeut. Menjëherë pasi kanë hedhur firmën në kontratë, futbollistët janë bashkuar me grupin në seancat stërvitore”, thuhet në njoftimin e klubit.
Skënderbeu renditet i fundit në renditje dhe synimi është mbijetesa. Drejtuesit dhe stafi teknik besojnë afrimet në merkato do të ndihmojnë ekipin për të arritur objektivin. /tvklan.al