Arne Slot paralajmëroi Real Madridin se tentativa e tyre për të firmosur me Trent Alexander-Arnold nuk ka për të qenë e lehtë. Tekniku i Liverpulit u kujtoi “Los Blancos” përpjekjet e dështuara për të lenë Steven Gerrard që të largohej nga Merseyside për në Madrid.

Drejtuesit e “Galaktikëve” kontaktuan me të kuqtë në natën e Vitit të Ri ku shprehën interesimin për të firmosur me 26-vjeçarin në këtë merkato dimri, por anglezët refuzuan. Kontrata mbrojtësit i përfundon në verë e spanjollët kanë shansin që ta marrin atë falas.

Por, tekniku Slot mendon se ky transferim nuk ka për të qenë aq i thjeshtë dhe mund të përfundojë në dështim si në rastin e Gerardit. Edhe Alexander-Arnold është një futbollist i dalë nga akademia e Liverpulit.

Reali është gati të paguajë 25 milionë euro për kartonin e lojtarit. Por, te Liverpool nuk duan ta humbasin mbrojtësin dhe i kanë propozuar një kontratë pesë vjeçare ku ai do të përfitojë në total 93 milion euro.

Mbrojtësi anglez ka luajtur më shumë se 330 ndeshje me Liverpool, ku ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 85 asiste, ndërsa ka fituar edhe 8 trofe.

Klan News