Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në prag të fushatës elektorale, socialistët janë braktisur edhe nga aleatët më të vegjël të koalicionit aktual qeveritar, Partia Agrare. Në krah të djathtë të socialistëve të gatshëm për të hyrë në qeverinë e pas zgjedhjeve, janë vetëm socialdemokratët e Gjinushit. Ky i fundit ndonëse konkurron me kandidatët e tij për deputet i është shmangur përplasjeve me krerët më të lartë të socialistë dhe ende flet për një të majtë të bashkuar.

Skënder Gjinushi, Kryetar i PSD:- “Mesa duket ka ca qarqe në media që dinë më shumë se neve. Duhet të jetë shumë e qartë që PSD, nuk bënë kurrë pazar pa hanxhi, që do të thotë, ne nuk mendojmë se kush do të jenë postet qeveritare, pa menduar njëherë se kush do të jetë rezultati i zgjedhjeve dhe rezultati i PSD”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame