Lajme Arkiva 2004

Gazetar: Zoti drejtor, çfarë synon operacioni i nisur?

Sokol Bizhga: Operacioni i nisur synon sekuestrimin e pasurive të gjithë personave që janë penalizuar më përpara për trafik të qenieve njerëzore dhe për implikim në trafikun e drogës.

Gazetar: Cilat janë rezultatet e arritura në dy ditët e para?

Sokol Bizhga: Ende nuk kanë dalë rezultatet sepse në orën 20:00 do të dalin pirr të gjithë vendin, por në Vlorë momentalisht janë sekuestruar 14 motoskafë, janë  sekuestruar 8 banesa dhe do të vazhdojë edhe pjesa tjetër e banesave të personave që janë në përgjegjësi penale, ose që janë në kërkim për veprat e ndodhura dhe veçanërisht personat e kohëve të fundit. Pra edhe pronarët e skafit të datës 9 edhe  skafistët të cilët janë arrestuar dhe persona të tjerë që janë të implikuar dhe për  ta ka filluar procedimi pena, do të  vendosin sekuestro mbi pasurinë e tyre.

Gazetar: Vendimin për sekuestrot e merr policia apo në bashkëpunim me prokurorinë?

Sokol Bizhga: Natyrisht këto janë veprime procedurale, nuk janë veprime policore dhe veprimet procedurale normojnë, disiplinojnë në kodin e procedurës penale dhe konform këtij kodi ne kryejmë veprimet tona ia relatojmë prokurorisë dhe prokuroria me gjykatën pastaj e çmon sekuestron në një seancë tjetër, pasi policia i ka depozituar sekuestrot dhe pastaj vendos mbi të./tvklan.al