Policia e Shtetit ka publikuar listën me vlerësimet në pikë për 38 kandidatët në garë për 12 drejtoritë e policisë në qarqe.

Rezultatet janë përpiluar nga Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve, pas shqyrtimi të dokumentacionit dhe intervistës së secilit prej kandidatëve që shprehu interes.

Me pikët më të larta, 91 nga 100 të mundshme është vlerësuar Vilson Bala, aktualisht drejtor i drejtorisë operacionale në Policinë e Shtetit.

Nga momenti i publikimit të rezultatit të komisionit, secili prej kandidatëve ka në dispozicion dy ditë kohë për të ankimuar vlerësimin e shprehur në pikë.

Më pas komisioni, përzgjedh për secilin prej 12 qarqeve, kandidatët e vlerësuar me më shumë se 70 pikë, emrat e të cilëve do i propozohen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Në fillim të procesit të konkurrimit, shprehën interes 42 aplikantë, 4 prej të cilëve u tërhoqën nga gara duke humbur kështu mundësinë për të drejtuar një nga qarqet e vendit.

Tv Klan