Edi Rama rezulton të jetë politikani më i pëlqyer në vend, sipas rezultateve të publikuara nga Instituti Ndërkombëtar Republikan me seli në SHBA pas një sondazhi të zhvilluar gjatë muajit Shkurt e Mars në 6 shtete të Ballkanit Perëndimor, mes të cilave edhe Shqipërinë.
55% e të anketuarve kanë dhënë mbështetje për Kryeministrin Rama, duke treguar popullaritetin e tij si politikani më i pëlqyer në vend. I dyti në sonadazhin e INR-së renditet Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj me 44%, e pas tij vjen deputeti i larguar nga Partia Demokratike, Agron Shehaj.
Pëlqyeshmëri qytetarët kanë shprehur edhe për Belind Këllicin, i cili humbi në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës përballë Veliajit që mori mandatin e tretë. Këlliçi renditet i katërti në sonadazhin e INR-së me një mbështetje prej 22%.
Ish-Kryeministri Sali Berisha bazuar mbi përgjigjet e të anketuarve renditet i pesti. Gazment Bardhi pason kryetarin e Partisë Demokratike me një mbështetje prej 21%, i ndjekur nga Lulzim Basha që renditet i parafundit në sondazhin që mbyllet me Ilir Metën, i cili rezulton si politikani me pëlqyeshmërinë më të ulët, vetëm 11%.
Tv Klan