Partia Demokratike thellon diferencën me Partine Socialiste ne Tirane.

Sondazhi i qendrës humanistike “Gani Bobi” i kryer ne qarkun me te madh te vendit dhe i publikuar ne emisionin Opinion ne TV Klan, i nxjerr demokratet fitues me 50.2%.

Socialistet marrin vetëm 40%. Diferenca e votës se deklaruar ne këtë anketim është 10.2 pike, çka shënon një rritje te ndjeshme te saj krahasuar me sondazhin e kryer nga Gani Bobi ne muajin Mars, ku diferenca ishte vetëm 2.8 pike. Ne mesin e Majit, PD kishte 47% dhe PS 44.2%.

Shifrat tregojnë një rënie me 4.2% për socialistet. Me rritje rezulton LSI: 5.4%, përkundrejt 3.9% te muajit te kaluar.

Fatos Lubonja: “Dy mund të ishin shkaqet kryesore që çojnë në këtë rezultat në qoftë se gjithmonë siç thatë do ta marrim të besueshëm. Në një krah do të kemi një dobësim të së majtës që e nxjerr këtë rezultat, pra megjithëse kemi një dobësim të së djathtës për shkak të dështimeve në disa aspekte kemi një të majtë akoma më të dobësuar. A ka vërtetësi këtu? Mendimi im është që ka një vërtetësi, dmth. Vërtetësia e parë është çarja me LSI-në, vërtetësia e dytë është fakti që PS-ja njëkohësisht po tenton të bëjë dy gjëra që nuk janë aq të lehta”.

Edhe ne votën e padeklaruar, PD gjendet ne avantazh te ndjeshëm. Ajo rezulton fituese me 38.7%. PS merr 30.8%, LSI 4.2 dhe G99 2.3.

Gani Bobi vjen kësaj here me sondazhin e Tiranës edhe me një pike te re anketimi: atë te kryer vetëm ne territorin e Bashkisë. Edhe ne këtë anketim ku janë pyetur 1.900 persona, Partia Demokratike rezulton fituese me 30.4%, përkundrejt 32.1% te Partisë Socialiste. LSI merr 4.3% dhe G99 2.4%.

Këtë radhe pyetësori drejtuar sy me sy publikut dhe votuesit shqiptar ka patur pyetje te ndryshme nga sondazhet paraardhëse, si motivi qe përcakton votën, posedimi i dokumenteve te reja, ndikimi tek publiku pas anëtarësimit te vendit ne NATO, propaganda e partive gjate fushatës, etj.

43.5% e te anketuarve ne bashkinë e Tiranës janë shprehur se votojnë forcën e djathte politike për interesa personale. 27.1% mendojnë se anëtarësimi i Shqipërisë ne NATO ka ndikuar ne votën e tyre, ndërsa 51% janë shprehur se ky fakt ka ndikuar pak.

Një tjetër pyetje e këtij sondazhi ka qene dhe pajisja me dokumentet e reja  biometrike. 56% e tyre janë shprehur se janë pajisur tashme me pasaporta, 7.5 % kane aplikuar për kartat e identitetit, dhe 2.4% nuk kane aplikuar ende. 

Mbrëmja ne Opinion risolli ne ekran te gjitha sondazhet e deritanishme jo vetëm te qendrës Gani Bobi, por edhe ato te publikuarws ne televizionet e tjera, te cilat tregojnë një fitore te qarte te Partisë Demokratike.

Blendi Fevziu: “Po rritet numri i votuesve pro njërës forcë politike, e rrit numrin abstenimi po thoni.”

Gani Bobi: “Abstenimi ose ndonjë dyshim që ka ose ndikimi i faktorit Nano. PS-ja ose e majta e ka krizën që vazhdon”.

Robert Rakipllari: “Ka një tendencë të përgjithshme që Partia Demokratike është partia e parë. Të gjithë sondazhet e japin këtë gjë, pavarësisht thashë polarizimit të televizioneve, por është dhe një tendencë tjetër që e majta gjithashtu është shumicë dhe e majta, dmth, mund të krijojë qeverinë, pra PS-LSI edhe G99. Nuk kemi një qeveri, nuk kemi një opozitë, e cila nuk është konsumuar, por kemi zotin Rama në krye të bashkisë, i cili pavarësisht se e ka fituar mandatin, e ka fituar tre herë. Jo, pavarësisht se e ka fituar tre herë mandatin e  tij si kryetar bashkie nuk ka zgjidhur asnjë çështje bazike në Tiranë kur themi planin rregullues, Unaza e madhe, qarkullimi i makinave, etj”.

Ne te dy sondazhet e fundit te publikuara qofte nga Zorbi, ne Top Channel, qoftë ai i Gani Bobit, ne TV Klan u nxor thuajse i njëjti rezultat: te dy sondazhet e nxjerrin Partine Demokratike fituese te zgjedhjeve te 28 Qershorit.

Blendi Fevziu: “Sapo është njoftimi i Zorbit para 15 minutash, nxjerr fitues Partinë Demokratike”.

Sonila Meço: “Edhe muajin e kaluar”.

Robert Rakipllari: “Sipas Zorbit PS, PD-ja është 48%, më fal, 40%, PS-ja 38 dhe LSI-ja 4, por si koalicione janë 42% barabartë”.

Shumë shpejt “Gani Bobi” do te publikoje një tjetër sondazh, duke ofruar orientimin e publikut shqiptar ndërkohë qe i afrohemi zgjedhjeve parlamentare.

Me një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe i kontraktuar nga kompania amerikane “Penn Shon Berland”, “Gani Bobi” ka publikuar exit polle, të cilat kanë qenë shumë pranë shifrave zyrtare dhe thuajse identike. 

Rasti i zgjedhjeve parlamentare të Korrikut 2005,  por dhe sondazhi i papublikuar i 2007, ku Gani Bobi gjeti fituesin e zgjedhjeve te mbajtura ne Tiranë./tvklan.al