Ish-trajneri i Anglisë, Gareth Southgate deklaroi e nuk do të ulet në stol për të paktën një vit dhe nuk ka në plan që të drejtojë një kombëtare tjetër.
54-vjeçari dha dorëheqjen në Korrik pas humbjes së dytë radhazi të “ tre luanëve” në finalen e Kampionatit Evropian, duke i dhënë fund një periudhe tetëvjeçare me ‘Tre Luanët’.
Gareth Southgate, ish-trajneri i Anglisë: Ndonjëherë kur ke një pozicion me rëndësi, nuk e kupton peshën derisa largohesh. Është një nga ato punë ku të gjithë kanë një mendim. Unë po e shijoj jetën kështu që nuk ka nxitim! Për 11 vjet jam angazhuar plotësisht me përfaqësuesen angleze. E sigurt që nuk do të jem trajner në vitin e ardhshëm! Jam i bindur për këtë! Kur largohesh nga një detyrë me peshë, duhet t’i japësh kohë trupit dhe mendjes.
Southgate udhëhoqi Anglinë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në vitin 2018 dhe në çerekfinalet në 2022, dhe në finalet e dy kampionateve të fundit evropiane, e për tre luanët këto ishin rezultatet më të mira ndërkombëtare në dekadat e fundit.
Anglia është ende në kërkim të zëvendësuesit të Southgate me trajnerin e përkohshëm Lee Carsley aktualisht në krye.
Mediat britanike kanë raportuar për një kalim të Southgate në “Old Trafford”, ndërsa trajnerin Erik ten Hag vazhdon që të jetë në pikëpyetje.
Klan News