Gjykata e Posaçme nis sot punën për vitin 2025, me çështjen e Sali Berishës.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar t’i rikthejë kryedemokratit masën “arrest shtëpie”.
Sipas prokurorëve të çështjes nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxjerrë nga arresti shtëpiak ish-kreun e ekzekutivit, Berisha.
Kundërshtimi u bë në Apelin e Posaçëm nga dy përfaqësuesit e organit të akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Gjyqtari Engert Pllumbi do të shqyrtojë ankimin e SPAK. Megjithatë për avokatin e Berishës ky ankimim është i pavend.
Kryedemokrati Sali Berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024.
Klan News