Prokuroria e Posaçme ka vendosur të mos nisë hetimet pas referimit të Policisë së Shtetit për 23 deputetët që dogjën karriget në oborrin e Kuvendit. SPAK mori këtë vendim me argumentin se pas verifikimeve, u arrit në përfundimin që nuk ka vepër penale.

Specialistët e sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1  referuan materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të 23 deputetëve për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

“Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk rezulton të jetë regjistruar ndonjë procedim penal mbi bazën e referimeve të Drejtorisë së Policisë Tiranë, të bërë ndaj disa deputetëve të Kuvendit për shkatërrim të pronës me zjarr. Në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton të jetë regjistruar kallëzimi penal Nr.211, viti 2024, mbi bazën e referimit të Drejtorisë së Policisë Tiranë të bërë ndaj disa deputetëve të Kuvendit për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Pas kryerjes së verifikimeve në lidhje me këtë kallëzim penal është vendosur mosfillim procedimi penal, më datë 18.10.2024. Gjithashtu, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton të jenë regjistruar 8 kallëzime penale ndaj deputetëve të Kuvendit, mbi bazën e referimeve të bëra nga Drejtoria e Policisë Tiranë, për vepra penale të tjera. Pas kryerjes së verifikimeve në lidhje me këto kallëzime penale është vendosur mosfillim procedimi penal”, thuhet një njoftim të SPAK, që përcjell gazetarja Glidona Daci./tvklan.al