Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi qëndrimin e deputetëve demokratë në Parlament si nisjen e betejës, që sipas tij, do të ndalet vetëm me fitoren e opozitës. Ai tha se kjo duhet të frymëzojë çdo demokrat për nisjen e mos bindjes civile.
“Sot deputetët e PD nisën betejën, e cila ndalet vetëm me fitoren e opozitës. Ajo betejë duhet të frymëzojë çdo demokrat e demokrate, çdo qytetar e qytetare të këtij vendi për t’u ngritur në një betejë në mosbindje civile me të gjitha mjetet e saj, për shpëtimin e Shqipërisë nga krimi, mafia e vjedhja, qeveri teknike, zgjedhje të lira, rotacionin, fitoren e opozitës”, tha Berisha.
Tv Klan