Kuvendi i rekomandon Strukturës së Posaçme Antikorrupsion në rezolutën e përvitshme, t’i kushtojë vëmendje më të madhe krimeve zgjedhore.
Në dokumentin e miratuar nga Komisioni i Ligjeve këtë të mërkurë, i sugjerohet SPAK-ut t’i kushtojë veçanërisht vëmendje fakteve të bëra publike në media në proceset zgjedhore për të filluar hetimin kryesisht kur ka sinjalizime për kryerjen e një vepre penale.
Ligjvënësit i bëjnë kësaj strukture 12 rekomandime që lidhen me strategjitë, intensifikimin e hetimeve në mënyrë të veçantë për çështje që denoncohen nga publiku dhe kanë ndjeshmëri të lartë publike.
Parlamenti bën rezoluta vjetore për të gjitha institucionet e pavarura që kanë detyrimin për të raportuar për punën e tyre përpara tij.
Tv Klan