Mbrëmjen e sotme Juventus do të luajë kundër SPAL.
Skuadra modeste përpiqet të qëndrojë në Serie A. Klubi ka një histori të veçantë. Spal i përket qytetit të Ferraras në verilindje të Italisë me 130 mijë banorë.
Fillesat e themelimit i ka në vitin 1907. Në këtë ndërtesë ndodhej një kolegj i vogël i priftërinjve Salezianë të cilët që në moshë të re nisën të merreshin me aktivitete sportive.
Në 1912 Salesianët vendosën ta transferonin aktivitetin e tyre fetar dhe pjesa sportive vendosi të shkëputej prej tyre dhe të formonte, “Società Polisportiva Ars et Labor”, Shoqëria Shumësportëshe Art dhe Punë, që njihet me akronimin SPAL. Në 1919 SPAL hyri zyrtarisht në kampionatin e futbollit. Ndeshja e parë ishte ndaj Triestinas, një humbje 4-1. Me shumë vështirësi klubi ka mbijetuar falë pasionit të vetë banorëve të Ferraras.
“
Kam bërë shkollën këtu, kam kaluar 3 vite pas këtyre mureve. Sot në flasim për SPAL, një klub që i rikthye në Serie A pas 49 vitesh. E bardha dhe e kaltra ishin ngjyrat e priftërinjve saleziane dhe ne i ruajtëm
”, tha Walter Mattioli, President i Spal.
SPAL gjendet në vendin e 18 të renditjes dhe rrezikon të rikthehet në Serie B. Juventus nuk do të ketë mëshirë pasi kërkon të shkëputet sa më shumë nga Napoli i vendit të dytë.
Tv Klan