Kroacia dhe Spanja, kundërshtarë të Shqipërisë në Euro 2024, duket se janë gati për fillimin e turneut.
Të dy ekipet arritën fitore në miqësoret e zhvilluara të shtunën. Përfaqësuesja kroate mundi 2 – 1 Portugalinë në Lisbonë.
Lojtarëve të Kroacisë iu deshën vetëm 8 minuta lojë për të realizuar Modriç nga 11-metërshi. Portugezët e patën të vështirë të reagonin dhe madje rrezikuan të pësonin sërish nga kundërsulmet e kroatëve.
Në pjesën e dytë me përfshirjen në lojë të Rafael Leao e Diogo Jota ndryshoi ritmi dhe barazimi u vendos në të 48’. Goli u realizua nga një tjetër lojtar që erdhi nga stoli, mbrojtësi Semedo.
Përpjekjet e portuegezëve nuk sollën më gol, që u realizua nga kroatët me autor Budimir në të 56’. Në minutat e mbetura mbrojtja e Kroacisë ishte e pakalueshme.
Spanja mundi më të njëjtin rezultat si Andorrën, 5 – 1, një kundërshtar më të fortë si Irlanda e Veriut. Iberikët pësuan që në minutën e dytë, por më pas gjithçka ishte për ta.
Goditja nga jashtë zonës e Pedri rivendosi barazimin në të 12’. Pak më vonë kapiteni Morata kaloi Spanjën në avantazh. Më tej ishte një dishezë për spanjollët që realizuan me Pedri e Ruiz në pjesën e parë dhe me Oyarzabal në të dytën.
Tv Klan