Sparta Praha kaloi në turin e tretë kualifikues të Champions League falë edhe lojtarëve shqiptarë. Skuadra kampione e Çekisë mundi edhe në ndeshjen e kthimit irlandezët e Shamrock Rovers me rezultatin 4 – 2, ndërsa në fushë ishin Qazim Laçi, Indrit Tuci dhe Ermal Krasniqi.
Laçi dha asist për golin e dytë të Sparta. Krosimi i tij nga goditja e këndit u shfrytëzua nga Ross.
Tuci i cili hyri në fushë si zëvendësues në minutën e 69’, vulosi suksesin e ekipit të tij në rastin e parë që pati. Sulmuesi 23-vjeçar realizoi pas një goditjeje pranë hyrjes së zonës. Pasimin ia dha mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Ermal Krasniqi. Ky ishte goli i parë në këtë sezon për Tucin.
Tv Klan