Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Kryetari i komisionit parlamentar të ligjeve Spartak Braho, i kërkon prokurorisë të nisë hetimin ndaj kreut të qeverisë Fatos Nano, për prokurimet e drejtpërdrejta të publikuara dhe në gazetën “Koha Jonë”. Sipas Brahos, kryeministri ka shkelur ligjin për prokurimet, pasi mungon transparenca, buxheti faktik, si dhe ka bërë zgjedhje preferenciale të firmave tenderuese.

Spartak Braho: “Këto tendera janë bërë jo mbi bazën e kërkesave për kuotim, por janë bërë tendera me prokurim të drejtpërdrejt, do të thotë që ça kanë dashur kanë nxjerrë fitues, pra janë shitur tenderat. Tenderat janë bërë në kundërshtim me ligjin, pastaj mekanizmat e tjera kërkojnë hetim. Natyrisht do të luhet, por ndonjë veprimtari të ekzekutivit ku mungon transparenca, ajo që vete e para në mendje është korrupsioni, vjedhje shpërdorimet. Organi i prokurorisë nuk duhet të qëndrojë indiferent. Prokuroria e përgjithshme jo më larg se le t themi këtë javë, duhet të monitorojë dhe të fillojë procedimin penal”./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj