Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Ashtu si dhe njoftoi dje gjatë një konference për shtyp, avokat Ngjela ka dorëzuar paradite në organin e akuzës denoncimin penal për shkeljet e vërejtura sipas tij, në KZQV e Tiranës. Kandidati i PD për kryetar bashkie në kryeqytet, pas takimit me prokurorin e Tiranës Vexhi Muçmata është shprehur për mediat.

Spartak Ngjela:- “Janë rreth 128 rezultate të falsifikuara. Kërkova sekuestrimin e materialit, të cilin do vendoset. Çështja është e rëndë, e vetmja zgjidhje është që personat që i kanë krijuar këto krime, të tërhiqen mos t’i rëndojnë më keq. Neve kemi dyshimet tek njëri, tek Pirro Simo, por mund të ketë edhe të tjerë. Ka një varg falsifikimesh, nuk është vetëm kjo, do vazhdojmë pjesë-pjesë, ka ardhur koha të vendosim rregullat e lojës”./tvklan.al

Gazetare – Elja Zotka