Lajme Arkiva 2003

Në kuadër të ballafaqimeve të kandidatëve për kryetar bashkish, në disa qytete kryesore të vendit, në emisionin opinion ishte parashikuar debati “Sot për Tiranën”. Ndërkohë Edi Rama, ka konstatuar se nuk do të jetë i pranishëm në këtë emision, duke patur parasysh që ju e keni pranuar këtë ftesë si mund ta komentoni këtë?

Spartak Ngjela: Ne kemi deklaruar gjithmonë që debati është natyra e kësaj fushate. E çdo fushate elektorale në fund të fundit është domosdoshmëri. E para është respekt për qytetarët, për ata që do të votojnë dhe e dyta është shpallje ose detajim i programit, për të cilin kërkon votat. Këtu flitet për një qytet. Atëherë çfarë ndodh? Nuk e kuptoj pse është trembur, por ka dalë jashtë natyrës së debatit deri më tani shumë në distancë. Unë e kam shpallur të detajuar programin tim, kurse ai s’ka bërë gjë tjetër veçse ka bërë kriticizmin e programit tim, mesa duket nuk pati mundësi që këtë kriticizëm që kishte, disi spekulant, ta bënte ballë për ballë, megjithatë nuk ka rëndësi. Unë nesër e kurorëzoj programin tim në Sheraton, të gjitha pikat e tij duke filluar nga varfëria dhe deri te shërbimi urban. Paraqes skemën time për këtë vazhdueshmëri, por gjithsesi mbetem brenda respektit tim për elektoratin e këtij qyteti. E respektoj kryeqytetin, qytet i kulturuar, i cili priste debat, por siç duket kryetari aktual i bashkisë do të pranojë të dali nga qyteti pa debat./tvklan.al