Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Kandidati demokrat Spartak Ngjela së bashku me stafin e tij, si dhe të rinjtë që e shoqërojnë, ka qenë në orët e para të ditës, në një nga pikat ku mund të shihet i gjithë qyteti i Tiranës. Prezenca e tij në Chateau Linza u shfrytëzua jo vetëm si një moment relaksimi, por edhe për të nxjerrë edhe njëherë në pah, synimet e kandidatit që kanë lidhje me eliminimin e smogut, i cili është i pranishëm në kryeqytetin shqiptar Tiranë.
Spartak Ngjela:- “Shumë zhurmë bëjnë këta. Kam ardhur këtu të konkretizojë ato që kam thënë herë pas here, në lidhje me qytetin. Ne kemi folur për smogun, ku ju e shikoni smogun nga lart, me ndërtuesit kam folur për ndërtimin e një policentrizëm, në mënyrë që të shpërqendrohet ajo dendësia e ndërtimeve nga një qendër, në disa qendra dhe shumë shpejt do të flasë për transportin, për shfryrjen e tij, nga qendra në periferi, nëpërmjet unazës së madhe. Do t’ju tregojë të gjitha arsyet përse nuk është bërë Unaza e Madhe dhe plus kësaj për faktin që këtë javë do të flasim më shumë për urbanizmin”./tvklan.al