Spartak Ngjela: “Unë kam një marrëveshje të vjetër me këtë gazetë me të kemi kaluar bashkë gjithë tallazet me të dhe e dyta jemi në proçesin “Nano ik!”. Kudo që del Nanua natyrisht që ne do të marrim pjesë. Për sa i përket pyetjes suaj në lidhje me pse involvohem këtu, pra ka një lëvizje dhe lëvizja “Nano ik!” të cilat lidhe me njëra-tjetrën. Edhe Nikollë Lesi është, dhe gazeta “Koha Jonë” është goditur prej tyre pikërisht për ktë, për qëndrimin. Përderisa kemi një qëndrim politik që kërkon të marri një rrymë, më falni, një sens juridik, që është një sëmundje e vjetër në Shqipëri, edhe unë kam dalë në mbrojtje.
Mirela Milori: “Ju deklaruat se zoti Nano duhet të bëjë një tjetër vendim që të anulojë dhe të kthejë mbrapsht paratë e shpërblimit duke lënë të nënkuptoni se kundërta është me pasoja. Çfarë nënkuptoni me këto pasoja?
Spartak Ngjela: “Po kta nuk i kanë ndjekur me vëmëndje zhvillimet e ktyre 14 vjetëve. Ne kemi një precedent negativ ku, e kam thënë unë po media se ka marrë si duket, kemi një precedent negativ kurë një forumë vendimarrës ka shpërblyer vetveten. Kemi byronë politike e cila për aktin që kishte shpërblyer veteveten u dënua me burg, të gjithë antarët e saj që kishin firmosur. Nuk mund të shpërblehet vetvetja si sensë ajurdik.”
Mirela Milori: “Pavarsisht se ishte një tjetër sistem politik, totalitarizëm etj, etj.”
Spartak Ngjela: “Pavarsisht, ai ishtë precedent gjyqsor. Kemi precedentin e dytë që e bën po prapë e njëjta frymë politike që mblidhen dhe shpërblejnë kryeminsitrin. Të gjithë janë të fajshëm, sikurse dhe ata, precedenti s’ka rënë. E mira është që të mos kalojnë deri atje jo të hedhin Nikollë Lesin në gjyq po të kthehen t’i bëjnë mëndjen t’i, t’i bëjnë thirrje mëndjes dhe të kthejnë vendimin, sepse më vonë mund t’jetë, mund t’jetë vonë e para, e dyta për t’i dhën një, një krrast shpjegimi nesër mund të dalë, të na dali një vendim qeverie meqë Nanua ka marrë pjesë si kryministër për futjen në në OKB mund t’i japin 2 milionë dollarë se kshu po del. Shpërblehet kryeministri për punën, për punën kryeministri merr pagën. Pra që t’i shmanget ktij ktij turpi që ka dhe një precedent penal është mirë që gjithë kjo qeveri ta rivlerësojë vendimin, të kthejë Nanua ato 10 mijë, 10 milionë lek t’vjetra të cilat i mori nga shteti në ktë formë dhe ia u ka dhënë atyre fakirve që u vranë në në Selenicë a kujt e kujt ia dha nuk e di se si, se si e ka, e ka kaluar në benefit atë. Pra për të mos ta zgjatur çështjen nuk është normale të akuzohet “Koha Jonë” pse ka thënë kto që them unë po të paktën me një gjuhë më të ashpër, por të kujtojmë që kemi një precedent që vetshpërblimi i një forumi dënohet, nuk ka rënë vendimi, mund të ripërseritemi, mund të jemi përsëri në të njëjtën gjëndje, sepse senset politke ndërrohen në Shqipri.”
Mirela Milori: “Nëse do vazhdojnë këto seanca pafundësisht, hryje etj, etj. Si e shikoni juve këtë realisht?
Spartak Ngjela: “Unë kto janë fjalët, kjo është deklarata që do bëj në gjyq . S’m’u dha mundsia ta bënja në gjyq e bëra jashtë sallës dhe pastaj do vazhdoj dëgjues.” /tvklan.al