Kandidati Demokrat Spartak Ngjela u ka deklaruara banorëve të njësisë bashkiake numër 1 se do të bëjë legalizimin e shtëpive të tyre sa më shpejtë. Ky proces sipas Ngjelës do të bëhet nëpërmjet një kontrate nga të dy palët, pronarit të tokës dhe atij që ka ndërtuar në këtë tokë.
Spartak Ngjela: Koncepti është juridik, është një kontratë në të cilën fitojnë të dyja palët. Nuk fiton njëra në kurriz të tjetrës, që do të thotë nuk prishet shtëpia për ti rikthyer truallin x-it dhe nuk merret trualli i x-it për shtëpi, atëherë çfarë ndodh? Kjo kontratë është kontrata më morale, atëherë kemi vlerën e kostos. Shumë nga ju e keni blerë, ne flasim për ata që nuk kanë pasur mundësi ta blejnë, atëherë do të ulim koston, do mundohemi të ulim koston e blerjes, do të mundohemi të krijojmë afatet e shlyerjes. Të gjitha këto i bën shteti në qoftë se bashkia është e qytetarit./tvklan.al