Lajme Arkiva 2003
Dy takime ka zhvilluar Spartak Ngjela kandidati për Bashkinë e Tiranës me banorët e njësisë bashkiake numër 9 të kryeqytetit. Ai u deklaroi banorëve pjesëmarrës në këto takime se do të zgjidhi problemin e legalizimit të shtëpive pa konflikte me pronarët e tokës dhe për këtë ka deklaruar se do të bëjë të mundur uljen e kostos.
Spartak Ngjela: Ne nuk e zgjidhim çështjen që ti prishim shtëpinë dhe tjetri të pastrojë truallin e pronarit, ashtu sikurse nuk e zhveshim pronarin nga prona e tokës për t’ia dhënë pronarit të shtëpisë. Ne jemi që të fitojnë të dyja palët. Pronari i tokës duhet ta shes tokën domosdoshmërish dhe pronari i shtëpisë do e legalizojë shtëpinë si pronë të vetën me gjithë truallin, por koston e këtij bordi është i detyruar ta ulë shtetin në favor tuajin, në këtë rast bashkia. Pra unë marr përsipër që brenda këtij koncepti nën një moment të gjerë ju do të legalizoni shtëpitë pa asnjë lloj dhimbje materiale./tvklan.al