Njerëzit e biznesit janë forcat çudibërëse e tregut, por tregtarët sipas konstatimeve të kandidatit demokrat Ngjela, trajtohen si kulak.
Ai është takuar me biznesmenë të kryeqytetit duke u kujtuar se është përkrahës i tyre, por që nuk pranon klientelizëm. Bota e biznesit nuk ka ngjyrë.
Sipas Ngjelës ne kemi tregtar, por jo treg dhe në qoftë se nuk ka një të tillë presupozohet zhvatja. Politika sipas Ngjelës godit tregun.
Spartak Ngjela: Biznesi le ta hedhë votën ku të dojë. Unë jam përfaqësues i tyre. Vota nuk ka lidhje fare në filozofinë të cilën unë ndjek. Filozofia ime është rigjallërimi i biznesit brenda konceteve të tregut, rigjallërimi i tregut për tu rigjallëruar ekonomia e vdekur e Tiranës.
Ngjela ka shpalosur idenë e tij për vënien e kapitaleve në lëvizje, pasi ai vëren se ka mungesë të bashkimit të kapitaleve për investime të mëdha.
Në kontrast me biznesin Ngjela ka parë edhe ata që s’kanë ç’të hanë sot. Duke përkrahur iniciativën e kandidatit të njësisë bashkiake 6 Fatmir Neza, i cili ka financuar një Qendër Sociale me mbi 70 fëmijë.
Shumica prej tyre janë rom të kësaj zone ku trajtohen me ushqim, veshje dhe arsimim. Ndërsa në njësinë bashkiake numër 5 Selitë e vogël, Ngjela ka kujtuar legalizimet e shtëpive.
Spartak Ngjela: Skema ime e legalizimit është juridike. Legalizimi e kam thënë vazhdimisht është kontratë, ne respektojmë të dy krahët e pronës edhe pronën e re edhe pronën e vjetër. Ne jemi për paqen sociale./tvklan.al