Lajme Arkiva 2003
Qeveria shqiptare nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete për kërkesat e banorëve të Bathores. Sipas sekretarit të marrëdhënieve me publikun në Partinë Demokratike zoti Spartak Ngjela gjithçka që është paraqitur si zgjidhje nuk është gjë tjetër veçse shtyrje kohë për të harruar problemin e këtij komuniteti të madh.
Spartak Ngjela: Unë nuk di që qeveria shqiptare të ketë dhënë ndonjë alternativ por ka shtyrë afatet për tu menduar është teksti i asaj që ka thënë ndërsa alternativë të vetme kemi dhënë ne. Besoj se është e qartë e vetmja alternativë është që ata të kombësohen në të dy krahët. Pra është një çështje që krijon konflikt në të dyja anët edhe nga pronarët e rinj edhe nga të vjetërit. Pra edhe te këta që kanë ardhur dhe janë vendosur në pronat e të tjerëve edhe te të tjerët që duan dëmshpërblim për pronën.
Zoti Ngjela këmbëngul që projektligji që do të paraqesë Partia Demokratike është një zgjidhje e përshtatshme që duhet ta pranojë edhe qeveria. Ai shpjegon disa nga detajet e këtij projektligji.
Spartak Ngjela: Ne gjithçka do e bëjmë me ligj. Nuk mund të bëhet një akt i tillë jashtë sensit ligjor do të jetë krejtësisht ilegal. Kam mendimin që bëhet me vendim qeverie është non sens sepse e ka bërë njëherë me vendim qeverie Ilir Meta dhe s’ka kapur kurrkund. Ne shumë shpejt do të paraqesim ligjin dhe ligji shumë shpejt do të shikoni edhe modalitetet dhe mënyrën se si krediton shteti natyrisht shteti nuk krediton nëpërmjet buxhetit por nëpërmjet bankave./tvklan.al