Kandidati Demokrat për Bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela ka hedhur akuza për truallin e shkollës “Edith Durham” që sipas tij do të përdoret për shesh ndërtimi me leje të Bashkisë së Tiranës një nga shkollat në qendër të kryeqytetit sipas Ngjelës është lënë në gjendje të mjeruar pasi do ti vijë dita që do të shembet.
Spartak Ngjela: Është lënë atje në mënyrë të qëllimshme në mënyrë që të shfrytëzohet si terren. Pra ka mundësi që edhe kësaj shkolle ti ndodhë ajo që i ka ndodhur shkollës “Kosova”, të rrënohet dhe pastaj të përdoret për ndërtim dhe i dola përpara kësaj për ta paralajmëruar.
Takimi elektoral i Ngjelës ka vijuar me tregtarët e mishit dhe të bulmetrave te Pazari i ri. Kushtet higjenike për të zhvilluar tregti ushqimore sipas Ngjelës lënë shumë për të dëshiruar.
Ai u premtoi tregtarëve treg bashkëkohor me të gjithë elementet e domosdoshëm si dhe me ardhjen e tij në pushtet Ngjela do të marrë masa për funksionin e laboratorit të kontrollit ushqimor në masën 100%.
Spartak Ngjela: Është shqetësuese në Tiranë, janë bërë më parë 2000 analiza në vit në laboratorin që ekziston në Tiranë sot bëhen 200./tvklan.al