Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës ,Spartak Ngjela është takuar me banorë të njësisë bashkiake numër 5, zonë e cila përfshin kryesisht Tiranën e Re. Takimi u zhvillua në ambjentet e kinema Agimit. Zoti Ngjela i ka premtuar elektoratit përmirësime të ndjeshme në sistemin arsimor, urbanistik si dhe rrespektim të ligjit nëse ai do të fitojë bashkinë e Tiranës.
Më poshtë Spartak Ngjela ka deklaruar se do të bëjë të mundur decentralizimin e pushteit vendor, pikërisht bashkisë, për ta vënë këtë të fundit në funksion të qytetarëve.
Spartak Ngjela: “Menjëherë do të shpall oratorium për ndalimin e ndërtimeve të tjera në këtë zonë”.
Po ashtu në premtimet e tij elektorale zoti Ngjela ka deklaruar se kabineti që ai do të drejtojë në rast të fitimit të bashkisë së Tiranës do të jetë jashtë abuzimeve./tvklan.al