Lajme Arkiva 2003
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela ka vazhduar edhe sot takimet e tij me elektoratin në zonat periferike të kryeqytetit. Ngjela ka vizituar në paraditen e sotme nga afër një nga ish qendrat industriale, pikërisht kombinatin e autotekstileve ku është njohur me problemet kryesore të banorëve të kësaj zone e cila përfshihet në njësinë bashkiake numër 6.
Spartak Ngjela: Njëherë për njëherë them se problemi i strehimit, problemi i infrastrukturës dhe problemi i ujit veçanërisht i legalizimit të banesave është në programin tim dhe i zgjidhur përfundimisht, për të tre këto aspekte do të flas sot në takimin e pasdites dhe do ti sqarojmë të gjitha. Unë e përsëris, pavarësisht se media nuk e jep, nuk ka mundësi të marrësh të drejtën për të konkurruar për kryetar bashkie në rast se nuk ke zgjidhur për qytetin tënd me program dhe të precizuar me pika garantimi çështjen e ujit.
Edhe pasdite Ngjela ka vazhduar takimin më të zgjeruar me banorët e kombinatit. Tregu do të jetë ndër prioritetet e punësimit si kryetar bashkie ka theksuar Ngjela i cili ka thënë gjithashtu se do të zgjidhë problemin e ujit të pijshëm me një projekt konkret dhe jo me premtime.
Ju do të thoni që këto janë premtime, jo zotërinj, s’janë premtime, janë zgjidhje. Ne nuk njohim zgjidhje tjetër jashtë tregut. Për ne tregu nuk është një lop që milet nga pushtetarët, është mundësia e individit për të krijuar, për të prodhuar dhe për të ngritur mirëqenin e tij sepse kemi shembullin, kemi modelin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./tvklan.al