Siguri më të lartë dhe shërbime efikase për të përballuar fluskin e lartë të fluturimeve për shkak të Lojërave Olimpike. Kjo ishte kërkesa e ministrit të Transporteve Spartak Poçi në Aeroportin e Rinasit në prani të investitorëve amerikanë mbi sigurinë e fluturimeve “Lockheed Martin”.

Spartak Poçi: “Të përmirësohet menaxhimi i hapësirës ajrore shqiptare dhe të rritet niveli i sigurisë dhe i shërbimeve duke implementuar standartet dhe kriteret ndërkombëtare të aviacionit civil me qëllim që të përballohet, jo vetëm fluksi tashmë gjithmonë në rritje i kalimeve ajrore në territorin e Shqipërisë, por edhe fluksi tepër i madh i që do të përballohet me rastin e zhvillimit të Lojrave Olimpike.”

“Lockheed Martin” përfundoi në maj instalimin dhe modifikimin e sistemit për modernizimin e hapësirës ajrore e cila lejon kontroll më të imtësishëm të fluturimeve. Aeroporit i Rinasit tashmë i është dhënë me koncesion kompanisë gjermane. Investimi kap një vlerë prej 81 milionë dollarësh dhe parashikon që të përfundojë brenda dy vjetësh. /tvklan.al