Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Të shtohet bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj gjermane. Ky ka qenë konkluzioni i takimeve që ministri i Rendit Spartak Poçi pati me homologun e tij gjerman Hoto Shili në Berlin. Ministri i Rendit Spartak Poçi në takimet e zhvilluara në ministrinë e Bredshme Gjermane dhe Qendrën Federale të policisë, kërkoi konkretizimin e luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar. Pas propozimeve konkrete ministri Poçi dhe ai gjerman Hoto Shili, nënshkruan marrveshjen mes dy policive shqiptare dhe asaj gjermane. Ministri i Rendit Poçi mori pjesë edhe në një seancë të Bundestagut Gjerman, ku u diskutua mbi Paktin e Stabilitetit. Ministri i Jashtëm Gjerman Joshka Fisher përmendi në veçanti rolin që shqipëria po luan për zbatimin e këtij pakti.
Ndërsa nesër ministri i Rendit Spartak Poçi niset për një vizitë zyrtare në SHBA, i ftuar nga Kongresi Amerikanë. Në takimet e shumta Poçi pritet të takohet me një grup biznesmenësh si dhe departamentin e drejtësisë. Ndërsa në takimet në CIA, FBI, DEA pritet që Poçi të finalizojë disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy policive./tvklan.al
Gazetare – Eduart Frangaj