Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Fatos Nano: “Të organizojmë punën dhe agjendat për t’u krijuar mundësi të dyshuarve të çojnë në parti apo tek komunitetet e shtetasve, provën e pastërtisë apo të japin vetëdorëhqjen tek zgjedhësit. Me këtë s’dua të them që përfundimi do të jetë një gjyq politik, as gjueti shtrigash, ca më pak nuk mund të lejojmë, që të shndërrohen forumet tona në zyra prokurorie, sepse nuk jemi parti shtet dhe vetëm kështu, secili mund të konsolidojë kredencialet dhe ekipet. Të shkojmë relativisht një numër i kufizuar njerëzish përfaqësues për të takuar zgjedhësit, duhet të kthehemi më shumë prej kuvendimit, nuk duhet të kthehemi me radhë të sakatuara, duhet të shkojmë përfaqësuesit, ekspertët, njerëzit e ndershëm dhe t’i rekrutojmë politikisht, si partnerë, nga radhët e shtresave ku jemi pak të pranishëm. Kjo është arsyeja themelore pse i mirëpresim kritikat e tyre edhe kur ato mbartin një masë perceptimi që nuk mbështet në të gjithë informacionin e duhur. Të kritikosh një shok, apo një partner, do të thotë të kesh besim, se ai mund të eci më mirë se sa deri më sot. Nëse pyesim sa kritike është situata për shkak të deklarimeve të ndryshme, besoj se mund ta qetësojmë ndërgjegjen po tokemi parasysh, se shpesh herë jam akuzuar nga opozita si opozitari më i madh, unë kryeministri dhe kryetari i partisë, sepse kam qenë edhe më shumë kritik ndaj një vargu dukurish të qeverisjes, apo të jetës sonë shoqërore. Të kritikosh do të thotë, të shfaqësh angazhim politik dhe publik, të kërkosh partneritet social brenda dhe jashtë vendit, në gjithë faktorët që e kërkojnë drejtësinë dhe standardin e administrimit publik në nivele të kohës. Ne ndajmë të njëjtat shqetësime me partnerët euroatlantik dhe e konsiderojmë të hapur dialogun, prandaj jemi konstruktiv në këto raporte.

Më lejoni të deklarojë në emrin tuaj publikisht, në mënyrë të përsëritur, ne kemi vullnet të plotë të japim të gjithë kontributet politike dhe ligjore që ky proces zgjedhor të jetë i pakontestueshëm, pavarësisht nga rezultati zgjedhor që do të marri secila parti. E kam thënë dhe e përsërisë, për ne është më i rëndësishëm standardi dhe jo rezultati, sepse vetëm mbi bazën e standardeve, rezultatin ne as nuk e manipulojmë, natyrisht as nuk e dhurojmë, nuk e falim. Lidhur me vlerësimin ndaj institucionit të KQZ, ne kemi të njëjtin qëndrim në substancë dhe në gërmë me vlerësimet e OSBE-ODIHR, në raportet e ndërmjetme gjatë zgjedhjeve të kaluara, por dhe në raportin përfundimtar. Në këto raporte ky institucion është vlerësuar për profesionalizmin, transparencën, pavarësinë dhe bashkëpunimin me misionin e vëzhguesve ndërkombëtar. Ne e kemi mbështetur këtë institucion për të zbaruar ligjin, bazuar vetëm në principet e respektimit të institucioneve që ngarkon ligji për të administruar zgjedhjet dhe jo për interesa të ngushta elektorale. Prandaj më lejoni të deklarojë në mënyrë të përsëritur, se nuk kemi përfaqësues, apo marioneta politike në këtë institucion siç i ka dikush tjetër dhe ky fakt është bërë i njohur gjerësisht në publikun shqiptar dhe tek faktori ndërkombëtar. Në këtë funksion, angazhimi ynë për rolin dhe kontributin e prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe kontributet e specializuara të ODIHR-it, mbeten të pandryshuara dhe akoma më ekzigjente se në të kaluarën…

Ilir Meta zbuloi gjurmë gjaku bullgarë në Berat pardje dhe skenarët bullgarë që nga ’91 ju e dini që janë vërtetuar në Shqipëri, njëri pas tjetrit. Demokracia shqiptare dhe institucionet e saj, kanë nevojë për standarde të tjera të cilat ne i kemi përqafuar të parët dhe prandaj jemi kaq vulnerabël, sepse një demokraci funksionuese kërkon transparencë dhe dhënie llogari publike. Ky grup deri dje i kishte shprehur pikëpamjet e veta brenda partisë sonë, tani u rritën e dolën shtëpi më vete dhe prandaj ne e miratuam dhe ligjin e legalizimit, për shtëpitë e bëra pa leje, edhe në periferi të Tiranës, deri në 500 m2. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim me vëmendje këta shokë, aktivitetin e tyre, siç ndjekim dhe aktivitetin e partive të tjera politike shqiptare.”/tvklan.al