Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Gjendet në rrethinat e Tiranës një varr masiv, ku një diktaturë groposte kundërshtarët e saj. Pranë kësaj peme, sipas dëshmive janë pushkatuar 17 kundërshtarë të diktaturës së tmerrshme. U sollën të lidhur e u urdhëruan të hapnin vetë gropën e tyre. Një gropë masive, e cila nuk ka qenë kurrë në traditën e këtij vendi. Edhe sipas Kanunit është nderuar edhe kundërshtari edhe ai që do të vritej. Kohë më vonë bënë sikur u harruan eshtrat, e mbi të u ngritën themelet e jetës, ngjitur u ndërtua një banesë. Eshtrat u gjendën pranë një peme, logjika e kërkonte të riçelnin sytë e të pushkatuarve, por nuk ndodhi kështu. Kujtesa njerëzore rrëfen ç’ka parë me sytë e saj.  

Qytetari 1: “Këtu i prunë ato me makinë, i prunë edhe gjithë populli ka qenë tek ato pallatet, shikoje ku janë ato pallatet atje, gjithë populli i Tiranës ka ardh, se ka qenë pasdite ora, rreth orës 4 ka qenë kshu. Edhe u rreshtun atje popullin tuj i pa, ka qenë fushë komplet këtu edhe u vu skuadra e pushkatimit këtu lartë edhe varret i kanë hapur vetë këto që janë ekzekutuar. I ekzekutun edhe i mbulun, para se t’i mbulojshin shkoi prokurori vetë i përgjithshëm i kontrolloi të gjithë atje me pistoletë në kokë u ra, bëri dhe procesverbalin, mbylljen e ekzekutimit. Këtë kam parë unë këtë di”. 

Gazetarja: Sa afër keni qenë me këtë lloj ngjarje? 

Qytetari 1: “Ja pra po të them, ku janë ato pallatet parafabrikatet, ja, se këtu ka qenë fushë, nuk ka pasur ndërtime këtu fare, as reparti s’ka qenë këtu. As këtu s’ka pas shpia, ka qenë bosh fushë ka qenë këtu. Kur i kanë pru me makinë ato, duke kënduar kanë ardhur, unë ja ku e kam pas shpinë aty tek Xhamlliku dhe kemi ardhur, jo vetëm unë po ishte e gjithë lagjja”. 

Gazetarja: Dëgjuat krisma? 

Qytetari 1: “Po krisma s’i s’dëgjohet, ja ku kemi qenë atje, s’i s’dëgjohej krisma e armës?  

Gazetarja: Gërmuat me çfarë mjetesh? 

Qytetari 2: “Po me lopatë e me kazmë”. 

Gazetarja: Ishim shumë thellë? 

Qytetari 2: “40-50 cantin, hapëm një gropë 1-2 metra aty doli ujti, më kupton dhe lamë atë vazhduam këtë tjetrën, ashtu, gërmim tjetër doli 30-50 cantin edhe të bonim atë s’kishte më, më kupton”. 

Gazetarja: U vonuat shumë gjatë gërmimeve, iu desh shumë punë? 

Qytetari 2: “Po ishim nja 5 punëtorë”. 

Ky ishte rituali i zi, që do të shfaqej gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ku u instalua komunizmi. Dëshmia e prokurorit të asaj kohe dhe të gjyqit special, vjen nga goja e një të dënuari, Pjetër Arbnori, thënë nga Bedri Spahiu, prokuror i asaj kohe.  

Pjetër Arbnori: “Ai më ka treguar edhe për pushkatimin e rreth 17 vetëve të dënuar nga gjyqi special, të dënuar me pushkatim. Ai më tha, që si prokuror i përgjithshëm ai ishte i detyruar të shkonte të jepte plumbin e fundit këtyre njerëzve, ata që komandonin pushkatimin i urdhëruan që të ktheheshin me shpinë nga armët dhe me fytyrë nga muri, ata u kthyen dhe befas njëri, në mos gabohem, zoti Omari thirri, vëllezër tha, “kthehuni me fytyrë përpara, ne nuk jemi tradhtarë, që të pushkatohemi si frikacakë, ne jemi shqiptarë, duhet t’i bëjmë ballë vdekjes dhe ne nuk e kemi tradhtuar Shqipërinë. Ne e kemi dashur Shqipërinë, por secili e ka dashur në mënyrën e vetë”. Pas tij, të gjithë u kthyen me fytyrë nga grykat e pushkëve dhe kështu ndodhi pushkatimi, siç ma shpjegonte ish-prokurori i përgjithshëm Bedri Spahiu”. 

U përzjenë eshtrat jo vetëm të 17 njerëzve, por edhe të atyre që mbartnin histori. Ishin intelektualë të fuqishëm, ministra dhe kryeministra, tek të cilët jo vetëm zhdukej ideja, por rrafshohej së bashku me dheun edhe disidenca. Nipi i Enverit, njëkohësisht dhe djali i një prej të pushkatuarve, Luan Omari tregon: 

Luan Omari: “Më krijon emocione të kuptueshme këtu, për një ngjarje që është e dhimbshme për mua dhe për familjen time. Unë vendin e di që nga viti 1945. Një muaj pasi u bë pushkatimi i tim eti, bashkë me 16 persona të tjerë, gjyshi im nga nëna Alit Hoxha, u interesua dhe mësoi se ku ishte vendi ku ishte bërë pushkatimi dhe kemi shkuar të tre bashkë, nëna ime, gjyshi dhe unë. Unë atëherë isha 20 vjeç. Shkuam pikërisht tek vendi, ka qenë një vend i largët shumë, pra shumë jashtë Tiranë, atëherë Tirana ishte ajo që ishte, kuptohet dhe gjyqi kishte kontaktuar një person, i cili kujdesej për ato varre, që ishin në atë kohë atje. Ishin 17 varre edhe mbaj mend, në bazë të planimetrisë që ai personi i dha gjyshit, varri i babait, ishte në rreshtin e dytë, varri i dytë nga e majta, për personin që ishte përball varreve, që atëherë nuk kemi shkuar më. Babi im natyrisht kishte idetë e tija nacionaliste, që venin ndeshë me udhëheqjen e asaj kohe dhe unë babain tim e kam takuar edhe në burg, kam shkuar disa herë dhe në fund disa ditë para ekzekutimit, kur dënimi me vdekje ishte shqiptuar, jo pretenca e prokurorit, se pas asaj nuk pata më mundësi të veja ta shikoja, se ata u izoluan. Tani unë nuk hyjë në këto konsideratat politike të kohës, natyrisht ajo qe një kohë tjetër, një kohë trazirash, një kohë revolucionesh. Shpirtërisht kemi hequr natyrisht, nga pamja kështu fizike nuk kemi hequr, ne jo vetëm që nuk u prekëm, por nuk patëm ndonjë pasojë, por vazhduam normalisht jetën, sepse unë isha i lidhur me Luftën Nacional Çlirimtare çështë e drejta”.

Gazetarja: Po a ishte normale të vazhdohej jeta, me një baba që nuk e kishit më, vrarë nga diktatori dhe se nuk kishit një varrë se ku ta qanit? Kjo ishte normale?

Luan Omari: “Po ça do bënin njerëzit në këto rrethana? Unë vazhdova jetën time”.

Gazetarja: S’do të thotë që e harrove babin?

Luan Omari: “Në asnjë mënyrë. Në asnjë mënyrë”.

Pas nxjerrjes së eshtrave, analisti Blendi Fevziu bën vlerësimin e tij mbi këtë akt, por kërkon të rishikohet historia. 

Blendi Fevziu:Por unë kam bindjen, që ky gabim në jetën politike të këtyre njerëzve, të cilën ata e vuajtën me jetën e tyre dhe këtu dënimi mund të ishte rishikuar, sepse mund të mos ishte kapital, nuk mund të zhdukë këta personazhe nga historia e Shqipërisë, në këtë listë prej 17 personash, ju keni 9 ministra, dy kryeministra dhe 5 firmëtarë të aktit të Pavarësisë së Shqipërisë, për ua personalisht, dënimi i tyre ka qenë mjaft i ekzagjeruar. Kemi parasysh, gjenerali Patton në Francë, që ishte një nga figurat kryesore të kolaboracionizmit, ose u njoh si një nga figurat kryesore, u dënua me burgim të përjetshëm, por nuk iu morë jeta dhe këtu besoj që kanë luajtur rol dhe kulimat e mëposhtëm, për arsye se Bari Omari ishte ministër i drejtësisë, në qeverinë e Ibrahim Biçakut, por Bari Omari u pushkatua, ndërsa Ibrahim Biçaku që ishte kryeministër, u dënua me burgim më duket 25 vjet. Pra këtu ka pasur dhe disa lloj preferencash në dënimin e këtyre por nuk dua t’i hyjë kësaj gjëje. Unë besoj që historia shqiptare duhet të shkruhet në mënyrë më korrekte dhe duhet të njohë si meritat ashtu dhe momentet e dobëta ose të gabuara të karrierës së tyre./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti