Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Është zhvilluar dje në ambientet e pistës Iliria në Durrës, spektakli i madh i verës “Mbretëresha e Detit”. 17 vajza bukuroshe kanë sfiduar dje duke shpalosur bukurinë e tyre dhe pas vlerësimeve të jurisë, “Mbretëresha e Detit 2000” u shpall Ilsa Hyka.

Gara e bukurisë mbrëmë është ndërthurur me spektakël, të ftuar të njohur të artit dhe fushave të tjera. Kështu janë duartrokitur këngëtarët e njohur Dashnor Diko, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Irini Qirjako e Mimoza Selimi, u duartrokit dhe prania e balerinit të njohur të skenës shqiptare Ilir Kerni, si dhe videoklipi i Hygerta Sakos.

Spektakli u realizua nga TV Klan, Vizion TV dhe shoqata “Deliart”. Regjizori i spektaklit ishte Petri Bozo, skenarist dhe drejtues Reiz Çiço. Pra mbrëmë në pistën Iliria të Durrësit u zhvillua spektakli “Mbretëresha e Detit”, i cili hapi kështu një tjetër traditë në spektaklet e shumta të bukurisë shqiptare./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori