Ministrja takim me nën/sekretaren e shtetit amerikan, Uzra Zeya
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elsa Spiropali ndodhet në SHBA ku po merr pjesë në Samitin për Demokraci.
Spiropali ka zhvilluar një takim me nën/sekretaren e Shtetit për Sigurinë Civile, Uzra Zeya, ku ndër të tjera kanë diskutuar dhe për sulmet e fundit kibernetike në Shqipëri nga shtetit i Iranit.
“Ajo shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e thellë për hapjen e dyerve për refugjatët afganë dhe ata ukrainas. Po ashtu, dënoi ashpër sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë që synojnë destabilizimin e një vendi demokratik dhe aleati të NATO-s”, shkruan ndër të tjera Spiropali.
Klan News
