Spitali “Shefqet Ndrqoi” ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se mungojnë medikamente apo trajtime për pacientët e shtruar me Covid. Në një deklaratë në faqen zyrtare në internet, spitali thotë se janë marrë masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët.
“Në përgjigje të reagimit të Partisë Demokratike, Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” informon qytetarët se nuk mungon asnjë medikament apo trajtim për pacientët e shtruar që përdoret në protokollet e përcaktuara të mjekimit në spitalin tonë. Spitali Covid2 “Shefqet Ndroqi” ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’u kujdesur për të gjithë pacientët, me terapitë e plota të mjekimit”, thuhej në deklaratë.
Më herët, ish-deputeti Bardh Spahia pstoi një mesazh të ardhur nga qytetarët ku thoshte se mungojnë baret bazike si antiviralet. /tvklan.al