Lajme Arkiva 2003

Spitali i Durrësit për herë të parë ka kryer me sukses një ndërhyrje neurkirurgjikale duke mundësuar heqjen e një tumori nga truri i një pacienteje. Një operacion i tillë mund të kryhet vetëm jashtë shtetit Gj.P. vuante prej kohësh nga një tumor në kokë i cili i kishte shkaktuar asaj paralizimin e gjymtyrëve të majta si edhe humbjen e shikimit.

Analizat e bëra na Spitalin e Durrësit konfirmuan nevojën e një ndërhyrje kirurgjikale por ajo kushtonte mbi 60.000 Euro. Në këtë mënyrë u mundësua ardhja e dy mjekëve nga Zvicra për të kryer operacionin në Durrës.

Mjekët zviceran, profesori Alene Reverding nga spitali i Kantonit të Gjenvës dhe asistenti Flavio Boxhani kryen operacionin. Ai zgjati afro 5 orë dhe doli me sukses.

“Ishte një masë e madhe në tru e cila komprimonte nervat, i kishte dhënë paralizë pacientes, në dorën e majtë dhe në këmbën e majtë. Kishte filluar ti ikte dhe shikimi gradualisht dhe shumë shpejt ajo mund të shkonte deri në vdekje. Ishte një operacion i madh që edhe në Shqipëri, në Tiranë janë kryet të tilla operacione, mirëpo kjo ishte e një shkalle më të avancuar, ishte e një mase më të madhe në një pozicion shumë më të rrezikshëm dhe për këtë pacienti ishte i detyruar të shkonte jashtë shteti që të bënte këtë operacion. Ne aktualisht nuk kemi neurokirurg të specializuar në spitalin e Durrësit, por mendoj që në një të ardhme të çojmë një mjek për specializim për neurokirurgji. Ashtu siç kemi ndër mend që të çojmë edhe për kardiokirurgji, për ta bërë Spitalin e Durrësit të standardeve evropiane perëndimore”./tvklan.al