Prej disa ditësh në Spitalin e Elbasanit nuk kryhen ndërhyrjet kirurgjikale. Shkak i pezullimit të operacioneve është mungesa e narkozës dhe i medikamenteve të tjera të nevojshme për këto raste. Mjektët e këtij spitali pohojnë se nuk janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë. Në këto kushte pacientëve të spitalit u mbeten dy rrugë, ose t’i blejnë vetë medikamentet në farmacitë private të qytetit, ose të marrin rrrugën për në Spitalin e Tiranës.

Para disa javësh ministri i Shëndetësisë Leonard Solis premtoi publikisht se spitalet do të furnizoheshin me ilaçe, madje këto të fundit do të kishin një stampë të veçantë për të shmangur shitjen e tyre në farmaci. /tvklan.al