25 pacientë të vënë në Spitalin Pediatrik të Laçit u mungojnë medikamentet për t’u kuruar. Alarmi lëshohet nga vetë mjekët e spitalit. Fëmijët e sëmurë dhe prindërit e tyre nuk kanë ankesa për përkushtimin e mjekëve dhe anën higjienike, megjithatë ilaçet, të cilat spitali nuk ua siguron, i rëndojnë financiarisht.
“Po s’kanë asnnjë lloj kushit, asnji gjë hiç fare. Fillojmë nga batanijet, çarçafët, të gjitha.”
“Ilaçe, vetëm sorume dhe ka gjilpën që bëhen për qetsus dhe kshu qetsus për fëmijët i blejmë në farmaci.”
Mjeku i pavjonit të fëmijëve Lulëzim Aroni i ka blerë vetë ilaçet për fëmijët e spitalit, ashtu si dhe 12 shtretër.
Lulëzim Aroni: “Jemi të detyruar të sajojmë shtretër, të kërkojë nihmë. Unë kam siguruar më shumë se gjysmën, ashtu siç bëj edhe me ilaçet, pothujse gjysëm e medikamenteve i sjell vet, sepse ësht turp i jashtëzakonshëm që fëmijën të shtrosh këtu dhe t’i kërkosh duke filluar që tek qarqafët, që tek rrobat dhe t’i kërkosh pastaj të blejë dhe medikamente që janë mjaft të shtrejta për nivelin ekonomik tonin. Jam munuar sa kam mundur të sajoj, të gjej ilaçet, pothuajse çdo natë kam sjellë me mundësitë e mia që kam patur. Ky problem duhet të zgjidhet nëpërmjet shtetit dhe spitalit që ky spital të quhet shtetëror apo pastaj t’i vëhet emër tjetër, t’ia vërë kush të dojë pastaj.” /tvklan.al