Qeveria Japoneze ka vënë në dispozicion për rikonstruktimin e Spitalit Pediatrik 5 milionë dollarë. Kjo ndihmë do të përdoret për pajisje dhe aparatura të ndryshme mjekësore. Aktualisht në Spitalin Pediatrik kushtet e punës janë të vështira. Aparaturat janë tepër të amortizuara si dhe problemi më i madh, qëndron tek mungesa e ujit dhe enrgjisë elektrike.
Fëmijët e shtruar në Spitalin Pediatrik numërohen rreth 150 dhe kurohen pothuajse me mjete primitive por shpirti human i bluzave të bardha ka bërë që jeta e tyre të jetë larg rrezikut të vdekjes. Problemet do të shtohen më tepër me ardhjen e stinës së dimrit pasi sistemi ngrohës i spitalit është jashtë përdorimit.
Të gjitha shpresat për rregullimin e kushteve janë mbështetur tek ndihmat japoneze të cilat do të bëjnë të mundur rregullimin dhe rehabilitimin e dhomave si dhe zëvëndësimin e aparaturave diagnostifikuese./tvklan.al
Gazetar : Eduart Frangaj