Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Bojkotimi i ndeshjes së javës së kaluar i ka kushtuar Vllaznisë 3 pikë që komisioni i disiplinës ja ka dhënë sot Tomorrit. Veç tre pikëve të humbura Shkodranët duhet të paguajn edhe një gjobë 500 mijë lekëshe e cila shton në maksimum kundërpërgjigjen e federatës. Vazhdimi i bojkotimit të kampionatit do tu kushtoj shumë më shtrenjtë kuq e bluve të cilët nëse nuk luajn të shtunën me Partizanin do të zbresin automaikisht ne kategorinë e dytë.
Polemikat e Federatës së Futbollit me skuadrën e Vllaznisë vazhdojnë prej kohësh dhe duket se një zgjidhje përfundimtare do ti japin organet e prokurorisë që ka në dorë dosjen që nga fillimi i kësaj jave.
Dhënia e fitores në tavolinë bëhet për herë të dytë në këtë kampionat kur Teuta u shpall fituese në ndeshjen e Ballshit përfshirë në akte dhune. Dorës ë hekurt të komisionit të disiplinës nuk i kanë shpëtuar edhe golëshënuesi Peqinas, Vladimir Gjoni dhe myzeqari Gjergjolli, të cilët nuk do të luajn me skuadrën e tyre në katër ndeshjet e ardhshme./tvklan.al
Gazetar – Dritan Shakohoxha