Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Pas javës së 17 të kampionatit kombëtar të futbollit, tani në krye dy ekipe, me golavarazh më të mirë. Kampionët e Tiranës në vend të parë, Teuta e Durrësit në vendin e dytë. Këtë javë grushtat dhe kartonat e kuq kanë zbritur edhe në Tiranë, në takimin Partizani – Elbasani, madje në qendër të fushës.
5 fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe një fitore skuadra udhëtuese është bilanci i kësaj jave që ka dhënë këto përfundime.
Blylis – Lushnja 1-0
Shkumbini – Apolonia 2-0
Partizani – Elbasani 2-1
Tomorri – Shqiponja 1-0
Teuta – Dinamo 1-1
Skënderbeu – Tirana 0-1
Vllaznia – Flamurtari 0-0
Në krye është Tirana dhe Teuta me 33 pikë, Tomorri 31, Shkumbini 26, Vllaznia 25, Dinamo 24, Lushnja 23 dhe mbyll renditjen Apollonia me 13 pikë./tvklan.al