Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Pasi ka marrë edhe pëlqimin e drejtuesve Mema dhe Muça, presidenti i futbollit të kampionëve të Tiranës egjiptiani El Saied, ka nënshkruar kontratën tre mujore me katër futbollistët hungarez. Tashmë pritet vetëm konfirmimi zyrtar nga federata hungareze e futbollit për aktivizimin e tyre në radhët e Tiranës. Sidoqoftë katër futbollistët hungarezë stërviten për tu ambjentuar dhe për të qënë sa më shpejt të gatshëm për skuadrën kampione. Sot pasdite një ditë përpara nisjes për në Korçë për takimin e radhës ka ndjekur stërvitjen dhe ambasadori hungarez në Shqipëri Mesaro Shandor.

Unë kam ardhur për të ndjekur stërvitjen ka thënë Shandor, pasi ka pasur interes edhe nga shtypi hungarez për këtë kontratë. Ne shpresojmë që futbollistët hungarez të ndikojnë në rezultatin e arritjeve të ekipit të Tiranës.

Kështu prat ë shtunën do të jenë sportdashësit Korçarë ata që do të kenë rastin të shohin për herë të parë futbollistët hungarez në fushën e lojës./tvklan.al