Sot mbërrijnë në vendin tonë skuadrat përfaqësuese të futbollit të Letonisë për takimet me skuadrat tona përfaqësuese për EURO 2000. Të dyja takimet do zhvillohen nesër në orën 16.00 takimi i parë i ekipeve Shpresa në Stadiumin “Selman Stërmasi”, ndërsa në orën 17.30 në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” do të takohet ekipet kombëtare.

Po sot mbërrijnë dhe gjyqtarët e këtyre takimeve. Treshja nga Sllovenia do gjykojë takimin e Shpresave, ndërsa një treshe nga Luksemburgu do të gjykojë takimin e ekipeve kombëtare./tvklan.al