Familjarë, miq dhe personalitete të larta shtetërore i dhanë lamtumirën e fundit Nëntetares Zarife Hasanaj, që humbi jetën në Letoni gjatë një misioni ushtarak. Homazhet për dëshmoren e atdheut u mbajtën në Pallatin e Kongreseve, ndërsa të gjitha institucionet ulën flamujt në gjysmështizë për të respektuar zinë kombëtare.
Vlerësime për Nëntetaren e ndjerë dhanë edhe krerët më të lartë të shtetit. Trupi i Nëntetares u dërgua të prehet përjetësisht në Varrezat e Dëshmorëve.
Zarife Hasanaj humbi jetën më 6 Maj, pas shpërthimit të një mine në Letoni, ku u dhe u plagosën dy ushtarakë të tjerë. Për nder të saj, flamuri shqiptar u ul në gjysmështizë edhe në selinë e NATO-s.
Tv Klan